
Urime, zonja Presidente!
24.04.2015 / 15:13 | Aktualizováno: 24.04.2015 / 15:19
Më 20 prill 2015 ambasadori i Çekisë, z. Ivo Šilhavý, dhe zëvendësshefja e Misionit znj. Jana Kálmán, me kërkesën e tyre, u pritën nga zonja Presidente Atifete Jahjaga për ta uruar me rastin e përvjetorit të sajë të lindjes.
Zonja Presidente çmoi veprimtarinë e bashkëpinimit zhvillimor çek, në veçanti projektet e përqerndruara në përkrahje të njerëzve të cënuar në shoqëri dhe atyre me aftësi të kufizuara. Ambasadori Šilhavý vlerësoi lart rolin e zonjës Presidente në stablizimin e politikës së brendshme të Kosovës dhe në përfaqësimin e Kosovës në skenën politike ndërkombëtare.