
Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë u takua me studentët e Kosovës – fituesit e bursës qeveritare çeke
05.09.2019 / 13:08 | Aktualizováno: 05.09.2019 / 13:18
Më 4 shtator 2019, udhëheqësi i Ambasadës së Republikës së Çekisë, në Prishtinë, z. Pavel Bilek, u takua me shtatë studentët e Kosovës të cilët fituan bursën e qeverisë së Çekisë. Ata do të fillojnë studimet e tyre në ditët e ardhshme.
“Republika e Çekisë ofron arsim cilësor, përmes këtyre bursave ndihmon të rinjtë në arsimimin e gjeneratave të reja në Kosovë. Studentët pos fitimit të njohurive në fushat e studimeve të tyre do të kenë mundësi të mësojnë më shumë për Republikën e Çekisë, njerëzit e saj, historinë dhe kulturën, si për gjendjen e tashme shoqërore dhe zhvillimin ekonomik”, tha z. Pavel Bilek.
Studentët shprehën ngazëllimin e tyre për fillimin e studimeve në Republikën e Çekisë dhe se ata prisnin me padurim për arsimimin e lartë në universitetet e Çekisë, që në të ardhmen do t’u ndihmojë në jetën e tyre profesionale në Kosovë.
Këta student fitues të bursës do të studiojnë në Pragë dhe në Bërno, përkatësisht në universitetet e biznesit/menaxhmentit, teknologjisë informative dhe biologjisë.
Qeveria e Çekisë për vjet shpërblen studentët nga Kosova për studime në nivel master dhe të doktoratës në ekonomi, teknologji informative, bujqësi, pylltari dhe biologji.