
Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë u prit nga Ministrja e re e Punëve të Jashtme të Kosovës
01.04.2021 / 17:20 | Aktualizováno: 01.04.2021 / 20:01
Më 1 prill 2021 zëvendësja e re e Kryeministrit dhe ministre e re e punëve të jashtme dhe të diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, priti udhëheqësin e Ambasadës së Republikës së Çekisë në Prishtinë, Pavel Bílek.
Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë uroi Ministren për detyrën e saj. Gjatë takimit, ata biseduan për marrëdhëniet në mes te dy vendeve dhe u pajtuan se do të ofrojnë prospektet e zgjerimit të mëtejmë të bashkëpunimit, në veçanti në fushën ekonomike. Pavel Bílek theksoi se qeveria e Çekisë mbështetë procesin e zgjerimit të BE-së dhe anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën. Ai, po ashtu shprehu besimin se qeveria e re e Kosovës shpejt do të fillojë procesin e reformave të brendshme, në veçanti në fushën e sundimit sipas ligjit dhe asaj ekonomike. Gjatë bisedimit për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, Pavel Bílek theksoi nevojën për të vazhduar së shpejti dialogun në mes të sy vendeve pas formimit të tërësishëm të institucioneve të reja të Kosovës.