
Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë u prit nga Ministri i Jashtëm i Kosovës
10.02.2020 / 12:10 | Aktualizováno: 10.02.2020 / 12:33
Më 7 shkurt 2020, ministri i punëve të jashtme të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca priti udhëheqësin e Ambasadës së Republikës së Çekisë, Pavel Bílek.
Udhëheqësi i Ambasadës çeke uroi z. Glauk Konjufca për emërimin e tij Ministër i Punëve të Jashtme. Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë beson se qeveria e re e Kosovës do të përqendrohet në reformat ekonomike, përforcimin e rendit dhe ligjit edhe rifillimin e shpejt të dialogut me Serbinë. Ai, nxiti qeverinë e Kosovës të përmbush reformat që nevojiten për rrugën e Kosovës drejt BE-së. Z. Bílek siguroi z. Glauk Konjufca se Republika e Çekisë do të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën, në rrugën e tyre drejt BE-së. Ata, po ashtu, diskutuan perspektivat e bashkëpunimit të mëtejmë ekonomik dhe tregtar.