česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: office of the president
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Udhëheqësi i Ambasadës Çeke u prit në takim lamtumirës nga Presidentja e Republikës së Kosovës

Udhëheqësi i Ambasadës Çeke në Kosovë, Pavel Bílek, më 4 korrir, në takimin lamtumirës është pritur nga Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani.

Pavel Bílek ka kujtuar vizitën e suksesshme të vitit të kaluar të Presidentes së Kosovës, në Pragë, dhe takimet e saj me përfaqësuesit e Republikës Çeke. Ai theksoi një nivel shumë të mirë të marrëdhënieve dypalëshe dhe intensitetin e tyre të shtuar në kohët e fundit. Republika Çeke sheh mundësi të thellimit të tyre të mëtejshëm, veçanërisht në fushën ekonomike.

Së bashku me Presidenten Vjosa Osmani, ata kujtuan kryesimin Çek të Këshillit të Bashkimit Evropian, vitin e kaluar, dhe arritjet e saj të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën, në formën e një vendimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, si dhe aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE. Në këtë kontekst, udhëheqësi i Ambasadës Çeke vërtetoi mbështetjen e Republikës Çeke për perspektivën evropiane të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare.

Pavel Bílek theksoi se Republika Çeke po i përcjell me shumë vëmendje zhvillimet aktuale në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Është e nevojshme të ndërmerren hapa drejt de-përshkallëzimit dhe kthimi në tryezën e bisedimeve.