Udhëheqësi i Ambasadës Çeke në Prishtinë dhe ushtarët e KFOR-it me nderime përkujtuan ushtarët e rënë çek
11.09.2020 / 10:44 | Aktualizováno: 15.09.2020 / 12:27
Udhëheqësi i Ambasadës çeke në Prishtinë, Pavel Bílek, dhe komandanti i njësisë çeke në KFOR, majori Pavel Netolický, së bashku me ushtarët e kontingjentit çek, nderuan dy ushtarët çek të KFOR – it të vdekur tragjikisht, duke vendosur kurora me lule dhe një minutë heshtje.
Akti i nderimit u bë më 10 shtator në përkujtimoren e kësaj ngjarje tragjike, pranë ish bazës së KFOR-it në Shajkovc.
Anëtarët e Batalionit të Parë Çekosllovak të KFOR-it, rreshteri i shtabit Luděk Severa dhe majori Vlastislav Hendrich, vdiqën në 2002 në një aksident të transportuesit të blinduar. Çdo vit ushtarët e njësisë çeke në KFOR dhe Ambasada e Republikës së Çekisë në Prishtinë përkujtojnë së bashku këtë ngjarje tragjike.