česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size Facebook logo

U zbulua memoriali i ushtarëve sllovak në Prishtinë

Një memorial për ushtarët sllovak, të cilët vdiqën në një aksident ajror, gjatë fluturimit të tyre pas përfundimit të misionit të tyre në Kosovë, u zbulua në Prishtinë nga Zëvendëskryeministri dhe ministri i punëve të jashtme dhe të çështjeve evropiane të Republikës së Sllovakisë, Miroslav Lajčák, në ditën e dhjetëvjetorit të tragjedisë. “Edhe pse ata e lanë këtë botë shumë herët,  arritën të shpërndajnë guximshëm ndihmën e tyre Kosovës në përpjekjet e sajë  që të bëhet vend më i mirë dhe më i sigurtë në të cilën do të jetojnë të gjithë”, përkujtoi ministri Lajčák gjatë cermonisë përkujtimore në kryeqytetin e Kosovës.
 

Zbulimi i memorialit ishte inicuar nga Kryetarja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila e hapi këtë ngjarje në Parkun e Qytetit në Prishtinë. Pastaj, kryetarja Jahjaga dhe ministri Lajčák, së bashku, vunë kurora tek pllaka përkujtimore me mbishkrimin dy-gjuhësor Slovakisht-Shqip në kujtim të 42 ushtarëve sllovak, aeroplani i të cilëve u rrëzua afër fshatit Hejce të Hungarisë.

Ne e vlerësojmë që njerëzit e Kosovës nuk e kanë harruar këtë fat të keq të ushtarëve tanë dhe për ate çfarë bënë ata gjatë shërbimit, si pjesë e misionit të KFOR-it, për të kontribuar në ndërtimin e paqës dhe stabilitetit në tërë këtë rajon”, theksoi ministri Lajčák në fjalimin e tij përkujtimor.

(Përshtatur nga faqja e internetit të MPJ të Sllovakisë)

Galleries


Memorial to the Slovak soldiers erected in Pristina