
“Trilemma”, film çek, i regjisorit nga Kosova u shfaq në Festivalin Pri Fest në Prishtinë
30.07.2019 / 18:05 | Aktualizováno: 30.07.2019 / 18:12
Më 17 korrik 2019, filmi i shkurtër “Trilemma”, i regjisorit nga Kosova një student në Republikën e Çekisë , Dritëro Mehmetaj, e prodhim i FAMU International të Pragës, u shfaq në kinemanë “Armata”, në Prishtinë.
Përmbajtja e filmit 16 minutësh, siç thuhet në Katalogun e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit, për “Trilemma”-në është rrëfim ku: “Në një darkë sugjestive me një çift të ri, e një mik, nën ndikimin e alkoolit ajo përfundon ndryshe nga pritjet”.
Filmi u shfaq në kuadër të Programit Garues të Filmave Studentor. Në film luajnë aktorët: May-Linda Kosumovic, Daniel Viana dhe Mafalda Lopez. Ndërsa, filmi është prodhuar në Republikën e Çekisë, më 2018.