česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Ministria e Mbrojtjes
Article notification Print Decrease font size Increase font size Facebook logo

Takimi me ministrin e Mbrojtjes

Të enjten, më 11 janar 2024 SH.T. Ambasadori i Republikës së Çekisë në Prishtinë, z. Bohumil Mazanek, u takua me Ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, z. Ejup Maqedonci.

Ambasadori i Çekisë dhe ministri i Kosovës biseduan për situatën e sigurisë në rajon dhe domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral. Ministri Maqedonci falënderoi Çekinë për kontributin e dhënë në misionin e KFOR-it dhe për mbështetjen e saj në rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE dhe anëtarësimit në NATO. Ministri i Kosovës falënderoi veçanërisht Çekinë për kontributin e saj në çështjen e liberalizimit të vizave.