
Takimi futbollistik Republika e Çekisë – Kosova për kualifikimet Euro2020
27.08.2019 / 10:57 | Aktualizováno: 02.09.2019 / 16:26
Më 7 shator 2019, në orën 3.00 pas dite, përfaqësueset shtetërore të Republikës së Çekisë dhe të Republikës së Kosovës do të luajnë takimin futbollistik në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë. Ky është takimi i parë i këtyre dy ekipeve në kuadër të kualifikimeve Euro2020. Republika e Çekisë dhe Republika e Kosovës luajnë në grupin A bashkë me Anglinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi.
Stadiumi “Fadil Vokrri” ka më pak se 13,000 vende, dhe sipas Federatës së Futbollit të Kosovës, tashmë të gjitha biletat janë shitur.
Shtetasit e Çekisë në raste emergjente mund të kontaktojnë Ambasadën e Republikës së Çekisë në këtë numër: +383 45 46 04 24.