
Raporti i Transparency International Republika e Çekisë dhe KDI/TI Kosova për financimin e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet komunale në Kosovë
11.10.2017 / 15:25 | Aktualizováno: 11.10.2017 / 15:31
Më 10 tetor 2017, një grup i ekspertëve i përberë nga përfaqësuesit e të dy organizatave vlerësuan rundin e dytë të procedurave të monitorimit me qëllim të të bërit më transparent të fushatave politike në Kosovë. Falë këtij bashkëpunimi, votuesit në Kosovë për herë të parë po i marrin informatat e sakta, nga vet partitë politike, për strukturën e shpenzimeve të partive politike.
Ky është rasti i dytë i monitorimit të përbashkët në vitin 2017. Ekipi ndërkombëtar, së pari, shpaloi procesin dhe kërkesat për financimin e hapur të fushatave të partive politike. Zbatuesit e projektit, 20 partive politike dhe lëvizjeve relevante në Kosovë i dërguan një kërkesë për të publikuar burimet financiare, buxhetet dhe shpenzimet në fushatën parazgjedhore tek këshillat lokale, duke përcjell provë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Ekipi, po ashtu mori pjesë në takimet zgjedhore, në rolin e vëzhguesve , dhe po ashtu ndihmoi me përgatitjen e Ligjit për vëzhgim të zgjedhjeve që do të mbahen më 22 tetor 2017.
Ky veprim sërish u dëshmua të jetë efektiv: Nga reagimet e shume partive politike është e qartë se interesi i hapjes së fondeve të tyre është rritur dhe se përparimi i ekipit të monitorimit ka një ndikim pozitiv në skenën politike. Njëri nga shkaqet ishte shmangia prej njëanshmërisë në të gjithë hapat dhe rezultatet e procesit të vëzhgimit.
Rezultatet u prezantuan nga udhëheqësi i ekipit Florent Spahija (KDI) dhe Ondřej Cakl (TI-CZ) në konferencën e përbashkët për media në selinë e TI Kosova, në Prishtinë, më 10 tetor 2017. Bashkëpunimi i KDI-së dhe TI-CZ është produktiv, inspirues dhe i dobishëm për të dy palët. Falë ndihmës së MPJ, TI-CZ dhe KDI-së po ashtu mund të nisen veprime të tjera që vlerësohen shumë nga të dy partnerët për mbështetje dhe proces të demokratizimit në Republikën e Kosovës.
Bashkëpunimi është mbështetë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, në kuadër të Programit të Promovimit Transitor, përmes projektit ME1KO.