česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: ZÚ Priština
Article notification Print Decrease font size Increase font size Facebook logo

Profesorët çek në Akademinë Verore Evropiane të Muzikës në Kosovë

Nga 24 deri më 30 gusht 2019, në kuadër të Akademisë Verore Evropiane të Muzikës - ESMA2019, marrin pjesë edhe dy profesor të mirënjohur të muzikës klasike nga Republika e Çekisë. Profesorët nga Republika e Çekisë: Petr Nouzovský, profesor i violinçelos dhe Ladislav Kozderka, profesor i Trumpetës punuan në masterklasët e tyre me studentët nga Kosova, vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vende të tjera të Evropës.
 

ESMA 2019 zhvillon veprimtaritë e saj të muzikës klasike në qytetet kryesore të Kosovës: Prishtinë, Pejë, Mitrovicë dhe Gjakovë, dhe si e këtillë është Akademia më e madhe në Evropën Jug-Lindore. Akademia Verore Evropiane e Muzikës në Kosovë edicionin e parë, para tetë vitesh, e kishte nisur dhe organizuar Ambasada e Republikës së Çekisë, në Prishtinë, duke qenë edhe koordinatore e disa ambasadave tjera në Prishtinë, me ndihmën profesionale dhe krijimtarinë e pianistit çek, Jaromir Klepač. Anëtarja e orkestrës së Filharmonisë së Kosovës, znj. Sihana Badivuku ishte pjesë qenësore e Akademisë, derisa aktorja znj. Florie Bajoku dhe fondacioni MUTE ishte një faktorë qenësor në organizim.

Attachments

Prof. Kozderka 834 KB JPG (Picture / Photo) 2 sht 2019