
Pacolli: Çekia ka konfirmuar mbështetjen e fuqishme për Kosovën
05.10.2019 / 00:17 | Aktualizováno: 05.10.2019 / 00:23
Info Globi on Pacolli-Petricek meeting at the UN GA
https://infoglobi.com/pacolli-cekia-ka-konfirmuar-mbeshtetjen-e-fuqishme-per-kosoven/
Republika e Çekisë ka konfirmuar mbështetjen e fuqishme për Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran dhe integrimin e saj në BE, NATO dhe organizata ndërkombëtare, ka thënë ministri i Jashtëm i Kosovës, Begjet Pacolli.
“Republika e Çekisë ka konfirmuar mbështetjen e fuqishme për Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran dhe integrimin e saj në BE, NATO dhe organizata ndërkombëtare”, ka thënë ministri Pacolli pas takimit me ministrin e Jashtëm të Çekisë, Tomash Petriçek në Nju Jork, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së..
Pacolli e ka vlerësuar Republikën Çeke si njërin ndër aleatët më të rëndësishëm të Kosovës.
“Me ministrin e Jashtëm, Tomash Petriçek, diskutuam mbi bashkëpunimin dypalësh midis dy shteteve tona. Ne jemi të përkushtuar të zgjerojmë partneritetin dhe miqësinë tonë të fortë. Çekia është një nga aleatët tonë të rëndësishëm”, ka thënë Begjet Pacolli.