
Ne dënojmë sulmin brutal terrorist në Paris
16.11.2015 / 10:26 | Aktualizováno: 17.11.2015 / 10:17
Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë dënon sulmin brutal terrorist ndaj civilëve, që ngjau në mbrëmjen e 13 Nëntorit në disa vende publike në Paris. Ne mbështesin plotësisht qeverinë e Francës dhe masat e ndërmarra për të zgjidhur këtë incident të turpshëm e tragjik.
Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve të të gjitha viktimave dhe po ashtu jemi të shokuar nga numi i njerzve të plagosur. Franca është djepi i demokracisë dhe një mik i ngushtë. Republika e Çekisë është tërësisht në anën e Francës, në këtë moment të hidhur për te, dhe në anën e vlerave që përfaqëson Franca.
Ambasada e Çekisë në Prishtinë menjëherë ka shprehë dhembjen dhe mbështetjen e plotë Ambasadës së Francës në Prishtinë. Kulla Petřín në Pragë u ndriqua me tre ngjyrëshin freng për të manifestuar solidaritet. Prishtina ndriqoi në tri ngjyrat e Francës ndërtesën e Qeverisë.