
Photo: (@MZV)
Një minutë heshtje për ushtarët e rënë çek
07.07.2016 / 18:45 | Aktualizováno: 07.07.2016 / 18:30
Më 30 qershor 2016, afër fshatit Shajkofc, u mbajtë një ceremoni përkujtimore për të nderuar kapterrin Luděk Severa dhe flamurtarin Vlastislav Hendrich – dy ushtarë çek që humbën jetën, më 2002, në aksidentin tragjik gjatë përmbushjes së detyrave të tyre në misionin e KFOR-it, në Kosovë. Përfaqësuesit e Ambasadës së Çekisë dhe njësia ushtarake çeke në KFOR vënë kurora lulesh, tek memoriali, dhe nderuan ushtarët e rënë çek me një minutë heshtje.