česky  shqip  english 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size Facebook logo

Nga 25 deri më 30 shtator 2023, në Prishtinë u mbajt Akademia Verore e Muzikës Evropiane tradicionale - ESMA 2023

Projekti është një mundësi e veçantë për muzicientët e rinj nga vendet e Ballkanit Perëndimor që të studiojnë me pedagogë të nivelit botëror, dhe në të njëjtën kohë, të komunikojnë me bashkëmoshatarët e tyre nga vende të ndryshme, dhe së bashku të krijojnë muzikë.

Projekti muzikor ESMA u iniciua nga Ambasada e Republikës Çeke në Prishtinë, më 2012, së bashku me pianistin dhe pedagogun çek Jaromír Klepáč. Në edicionin e sivjetshëm, dy ligjërues të shkëlqyeshëm të muzikës: Tomáš Vybíral (kontrabas) dhe Bledar Zajmi (violoncello), përfaqësonin Republikën Çeke. Dita e fundit iu kushtua një koncerti të të gjithë studentëve, i cili u mbajt në Sallën e Koncerteve të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës. Programi i koncertit përfshinte vepra të kompozitorëve të rëndësishëm të muzikës: J. S. Bach, A. Barrias, R. Rudi, P. I. Tchaikovsky, D. Dragonetti, D. Popper, H. Fryba dhe D. Shostakovich. ESMA 2023 konfirmoi sërish se motoja e kësaj Akademie “Ndërtimi i urave në Ballkanin Perëndimor” vlenë ende.

ESMA 2023

ESMA 2023