
Muzika çeke në Prishtinë
03.03.2016 / 09:53 | Aktualizováno: 03.03.2016 / 09:55
Më 29 shkurt 2016, Orkestra Simfonike e Filharmonisë së Kosovoës, në sallën e mbushur plot në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, mbajti një koncert të drejtuar nga dirigjentja e njohur frenge Nathalie Marin. Shfaqja e kompozimeve të Hector Berlioz, Jiří Pauer dhe Richard Strauss tërhoqi interesimin e jashëzakonshëm të publikut.
Pauer’s Concerto për Marimba dhe Orkestra e Harqeve u luajt nga solisti i ri kosovar Patris Berisha. Kompozitori çek Jiří Pauer (1919-2007) ishte student i Alois Hába, një kompozitor i famshëm çek. Gjatë jetës së tij, Pauer, kompozoi rreth 150 opuse të përfshira në shumë zhanre. Opera “Zuzana Vojířová” dhe opera për fëmijë “The Garrulous Snail” u përkasin krijimeve më të suksesshme të tij. Më shumë se gjysma e krijimeve të tij për teatër ishin bërë për të synuar audiencën e re.
Nathalie Marin është një dirigjente në vend, e Orkestrës Simfonike të Filharmonisë së Kosovës, që nga janari 2016. Më herët, ajo, punoi në vendet tjera në Europë dhe në Amerikën Latine.