
Mirënjohja e Nderit të Arteve të Bukura të ekspozitës “Lidice 2015”, sërish, shkon në shkollën “Liria”
08.10.2015 / 13:35 | Aktualizováno: 08.10.2015 / 13:37
Më 30 shtator 2015, ambasadori i Republikës së Çekisë në Kosovë z. Ivo Šilhavý pas një viti sërish vizitoi shkollën fillore “Liria”, në fshatin Pogragjë të Gjilanit, për t’i dorëzuar nxënësit Sevdail Mustafa Mirënjohjen e Nderit, për punimin e tij artistik të prezantuar në Ekspozitën Ndërkombëtare të Fëmijëve në Arte të Bukura “Lidice 2015”. Në fjalimin e tij të shkurtër ambasadori Šilhavý theksoi kontekstin historik të ekspozitës në kujtim të fëmijve të Lidice-s, të vrarë nga nacistët. Në të njejtën kohë ai vlerësoi interesimin e nxënësve dhe më së shumti talentin e tyre si dhe përkrahjen e mësuesve që është dëshmuar me faktin se një nxënës i kësaj shkolle për herë të dytë shpërblehet në këtë ekspozitë ndërkombëtare për fëmijë. Dorëzimi cermonial i Mirënjohjes u bë në praninë e babait të Sevdailit, të mësuesve, nxënësve të shkollës së tij dhe të përfaqësuesve të OJQ-ve.
Ambasadori Šilhavý, me këtë rast, u takua me drejtorin e shkollës, Harush Limonin. Drejtori shprehu intersimin e tij për sistemin arsimor çek ku në partneritet me një shkollë të zgjedhur çeke do të mund të konkuronte për fitimin e njohurive për shkollën e tij.