česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: MZV
Article notification Print Decrease font size Increase font size Facebook logo

Ministrja e Jashtme e Kosovës vizitoi Republikën Çeke

Më 6 qershor 2023, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e punëve të jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, zhvilloi një vizitë pune në Republikën Çeke.

Në Pragë, ajo u takua me ministrin e punëve të jashtme, Jan Lipavský, dhe ministrin për çështje evropiane, Martin Dvořák. Në Dhomën e Deputetëve të Parlamentit të Republikës Çeke, ministrja u prit nga nënkryetarja e saj, Věra Kovářová, dhe pati një takim me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme. Tema kryesore e të gjitha diskutimeve ishte gjendja aktuale në veri të Kosovës. Anëtarët e qeverisë çeke dhe të Dhomës së Deputetëve theksuan nevojën për de-përshkallëzimin e tensionit aktual, kthimin e Kosovës dhe Serbisë në tryezën e bisedimeve edhe vazhdimin e përmbushjes së obligimeve të përbashkëta. Pala çeke rikonfirmoi mbështetjen për aspiratat e Kosovës për anëtarësim në BE dhe NATO, si dhe në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Marrëdhëniet dypalëshe të zhvilluara mirë ofrojnë perspektivë për thellim të mëtejshëm, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik.

Në fillim të vizitës ministrja Donika Gërvalla-Schwarz vendosi kurorë lulesh te varret e Václav Havel dhe Jan Palach.

Ministrja e Jashtme e Kosovës vizitoi Republikën Çeke

Ministrja e Jashtme e Kosovës vizitoi Republikën Çeke

​ Ministrja e Jashtme e Kosovës vizitoi Republikën Çeke  ​

​ Ministrja e Jashtme e Kosovës vizitoi Republikën Çeke  ​

Ministrja e Jashtme e Kosovës vizitoi Republikën Çek

Ministrja e Jashtme e Kosovës vizitoi Republikën Çek

​ Ministrja e Jashtme e Kosovës vizitoi Republikën Çeke