česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Assembly of the Republic of Kosovo
Article notification Print Decrease font size Increase font size Facebook logo

Kryetarja e re e Kuvendit të Kosovës priti Udhëheqësin e Misionit çek në Kosovë

Më 10 shkurt 2020, kryetarja e sapo zgjedhur e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti udhëheqësin e Ambasadës së Republikës së Çekisë në Prishtinë, Pavel Bílek.

Udhëheqësi i Misionit të Çekisë uroi kryetaren e Kuvendit të Kosovës, znj. Osmani, në detyrën e re duke i dëshiruar shumë sukses. Njëherazi, ai, shprehu shpresën e tij se Kuvendi do të ketë efikasitet të lartë në përshtatjen e ligjeve në kuadër të Agjendës Evropiane të Kosovës.