Kremtimi i pesë vjetorit të Akademisë Diplomatike të Kosovës
09.03.2018 / 09:47 | Aktualizováno: 09.03.2018 / 09:06
Më 8 mars 2018, drejtoresha e Akademisë Diplomatike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, ambasadorja Věra Jeřábková, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Kremtimi i pesë vjetorit të Akademisë Diplomatike të Kosovës”. Kjo ngjarje, që u organizua në hotelin “Sirius”, në Prishtinë, pati për qëllim kremtimin e pesë vjetorit të themelimit të Akademisë Diplomatike të Kosovës.
Pas mbledhjes plenare për kremtim, në Konferencë u shqyrtuan çështje për diplomacinë, gjininë, ekonominë dhe ndërtimin e shtetit. Znj. Věra Jeřábková , me fjalimin e sajë mori pjesë në konferencën ndërkombëtare në panelin “Ligji dhe të drejtat e njeriut”, me përqendrim në të drejtat e grave. Ajo, në fjalën hyrëse shprehu falënderimin e saj dhe vlerësoi lart përpjekjet e ambasadorit Ivo Šilhavý, i cili ishte angazhuar shumë për arritjen e Memorandumit për Mirëkuptim në mes të akademive diplomatike të Çekisë dhe të Kosovës, që u nënshkrua më 2015.