
Konferenca në Prishtinë “Germia Hill 2016”
04.02.2016 / 14:39 | Aktualizováno: 10.05.2016 / 17:40
Më 2 dhe 3 shkurt 2016, në hotelin “Swiss Diamond” në Prishtinë, u mbajtë konferenca “Gërmia Hill”. Kjo konferencë ndërkombëtare ishte organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me “Aspen Institute Germany”, që ofroi kornizat për të drejtuar shtjellimin e një pamje të vështirë gjeopolitike nga këndvështrimi i Europës Jug-Lindore. Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, hapi këtë ngjarje në sallën e konferencës të stërmbushur nga ekspertët ndërkombëtarë, diplomatë dhe përfaqësues të medieve. Zëvendëskryeministri dhe ministri i punëve të jashtme, Hashim Thaçi, me homologët tij nga Maqedonia dhe Mali i Zi, së bashku me ministrat nga Shqipëria dhe Hungaria hapën një debat për rolin e NATO-s dhe të BE-së në Ballkanin Perëndimor.
Konferenca i bëri bashkë vendim-marrësit, e nivelit të lartë, dhe ekspertët për të diskutuar sigurinë Euro-Atlantike, kundër një ndërrimi të prapaskenës gjeopolitike dhe elaborimin e zgjidhjeve për cënueshmëritë e Europës. Një përqëndrim i veçantë u bë në Europën Jug-Lindore – një rajon që për shkak të pozitës gjeografike, dhe të vazhdimit të tranzicionit e procesit të reformës, është lënë në veçanti në cënueshmëri të sfidave të sigurisë me të cilat po ballafaqohet i gjithë kontineti i Europës.