
Komandanti i KFOR-it priti ambasadorin çek
24.04.2015 / 15:04 | Aktualizováno: 24.04.2015 / 15:06
Më 17 prill 2015 komandanti i KFOR-it gjenerali Francesco Paolo Figliuolo organizoi një darkë për nderë të ambasadorit çek në Kosovë z. Ivo Šilhavý.
Në darkë, bashkë me komandantin e KFOR-it, ishte edhe udhëheqësi i Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë z. Mr. Henrik Markuš. Gjatë kohës së darkës gjenerali Fugliuolo foli për çështjet aktuale të ndërlidhura me praninë e misionit të Aleancës në Kosovë. Ky takim konfirmoi pozitën afatgjate të Republikës së Çekisë brenda KFOR-it, si dhe meritat për pasqyrimin e KFOR-it dhe të Republikës së Çekisë jashtë, të rezultuar nga ndërhyrjet e ekspertëve ushtarak dhe civil në mision.