česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size Facebook logo

John Kerry në Kosovë

Më 2 dhjetor 2015 sekretari i shtetit i SHBA-ve, John Kerry, pati një vizitë të shkurtër në Kosovë. Në aeroportin “Adem Jashari” ai u takua me kryeministrin, Isa Mustafa, zëvendëskryeministrin dhe ministër i punëve të jashtme, Hashim Thaçin, dhe me zëvendëskryeministrin, Branimir Stojanović.

Dialogu Prishtinë - Beograd dhe dhuna në Parlamentin e Kosovës, mes tjerash, ishin çështje që u biseduan me përfaqësuesit politik të Kosovës. Gjatë qëndrimi të Kerry-it në Prishtinë u zhvilllua edhe një takim e debat joformal me 14 qytetarë të Kosovës ish studentë të programeve të SHBA-ve. Publiku kosovar vlerëson vizitën e Kerry-it si një konfirmim të përkrahjes së fortë të SHBA-ve ndaj përpjekjeve të Kosovës në ndërtimin e shtetit dhe në procesin e integrimeve në strukturat Euro-Atlantike. Për këtë vizitë, një ditë më vonë ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, njoftoi anëtarët e korit diplomatik në Prishtinë.

Galleries


John Kerry in Kosovo