
“Festivali i Tunxhit Kosova 2017”
21.12.2017 / 13:46 | Aktualizováno: 30.01.2018 / 15:41
Me koncertin e trombonistit çek Lukáš Moťka, më 30 nëntor 2017, u hap për herë të dytë, “Festivali i Tunxhit Kosova 2017”. Koncerti u mbajt në Instituti i Historisë në Prishtinë, në praninë e ambasadorit të Republikës së Çekisë, Ivo Šilhavý, dhe më shumë se 70 shikuesve. Gjatë Festivalit do të mbahen 7 koncerte e punëtori me muzicientët e rinj nga Kosova dhe nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Asociacioni i “Festivali i Tunxhit Kosova 2017” e organizon këtë Festival nga 30 nëntori deri më 18 dhjetor 2017. Kjo ngjarje ndihmohet nga Ambasada e Republikës së Çekisë në Prishtinë, nga Ministria e Kosovës për Kulturë, Komuna e Prishtinës, Universiteti i Prishtinës, Asociacioni i Evropian i Tunxhit, Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova” dhe “Tickmedia”. Përveç Lukáš Moťka-s muzicientët nga Kosova, Shqipëria, Gjermania dhe SHBA do të kenë shfaqjet e tyre në këto 7 koncerte.
Lukáš Moťka, i shoqëruar nga anëtari i Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës, pianisti Misbah Kaçamaku, prezantoi krijimet e kompozitorëve çek Václav Smit dhe Václav Riedelbach, si dhe ato të autorëve francez Jean-Francois Michele dhe Alexandr Guilmanto. Përkundër motit të keq, në këtë koncert morën pjesë më shumë se 70 të rinj të cilët e çmuan lart këtë shfaqje profesionale të kompozimit muzikor të përcjell me duartrokitje të gjata.
Punëtoria për muzicientët e rinj nga Kosova ishte pjesë e veprimtarisë së Lukáš Moťka-s gjatë qëndrimit në Prishtinë. Kjo ngjarje kulturore u mbajt me ndihmën e financiare dhe organizative nga Ambasada e Republikës së Çekisë, në Prishtinë, dhe Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Çekisë.