
Federica Mogherini festoi me kosovarët
10.05.2016 / 17:25 | Aktualizováno: 16.09.2016 / 23:00
Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini vizitoi Kosovën, më 5 maj 2016, me qëllim të festimit të përbashkët me qytetarët e Kosovës publikimin e propozimit të Komisionit Europian për heqjen e vizave për kosovarët.
Gjatë vizitës së sajë Mogherini pati diskutime me udhëheqësit më të lartë të shtetit të Kosovës, me udhëheqësit e opozitës dhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës. Gjatë mbledhjes solemne parlamentare Mogherini, në fjalimin e sajë, theksoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut politik në mes të Prishtinës dhe Beogradit dhe falenderoi misionin e EULEX-it për të gjitha të arriturat në Kosovë. Në drekën e punës me kryeministrin Isa Mustafa, Federica Mogherini u shoqërua nga komisioneri europian Dimitris Avramopoulos. Gjatë takimit Avramopoulos theksoi se administrata e Kosovës duhet të përqëndrohet në përmbushjen e plotë të udhëzuesit për heqjen e vizave, përfshirë ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.