
EU 60
29.03.2017 / 18:53 | Aktualizováno: 29.03.2017 / 18:56
Më 27 mars 2017, Zyra e BE-së në Prishtinë dhe Ambasada e Italisë në Prishtinë, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, organizuan një mbrëmje solemne për të shënuar 60 vjetorin e nënshkrimit të Traktatit të Romës. Fjalimet e udhëheqëses së Zyrës së BE-së, përkatësisht e Përfaqësues së Veçantë të BE-së, Nataliya Apostolova, ambasadorit italian, Piero Cristoforo Sardi, dhe ministres së Kosovës për integrime evropiane Mimoza Ahmetaj u vazhduan me hapjen e ekspozitës për historinë e BE-së.
Me këtë rast, PVBE-së, Nataliya Apostolova, në fjalimin e saj u përkujtoi mysafirëve “aktin heroik të baballarëve të themelimit të Bashkimit, të cilët patën forcë të bëhen bashkë vetëm një dhjetëvjetësh pas luftës brutale, rreth idesë së paqes, demokracisë dhe solidaritetit në Evropë – një ide që sjell fuqishëm barazinë sot, sikur gjashtë dhjetëvjetësha më parë”. Ajo, theksoi “se sa vizionar ishin themeluesit, sa shumë Evropa ishte përcaktuar të përqafojë vlerat e solidaritetit, demokracisë, rendit e ligjit, lirisë dhe të drejtave të njeriut”.
PVBE-ja Apostolova theksoi sfidat e tashme me të cilat ballafaqohemi: “Ne, duhet të sigurojmë se vizioni dhe puna e baballarëve themelues të BE-së jeton ende”.