
Photo: Ambasada e Çekisë
Drejtor Ekzekutiv i Fondit Ndërkombëtar të Vishegradit në Kosovë
18.05.2023 / 15:45 | Aktualizováno: 18.05.2023 / 15:47
Drejtori Ekzekutiv i Fondit Ndërkombëtar të Vishegradit, Petr Mareš, vizitoi Kosovën më 17-18 maj.
Ai, me mikpritësit diskutoi për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Fondit Ndërkombëtar të Vishegradit dhe Fondit të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të tij me zëvendësministren e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Edona Maloku-Berdyna dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme Behar Isma. Ai, u takua edhe me përfaqësues të kolegjit AAB dhe Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtinës”.