
Photo: Ambasada e Çekisë
Dita Kombëtare e Çekisë
30.10.2023 / 14:50 | Aktualizováno: 30.10.2023 / 15:14
Më 27 tetor 2023, Ambasada e Republikës së Çekisë në Prishtinë shënoi Ditën Kombëtare të Çekisë.
Në ceremoni ishin të pranishëm përfaqësues të shtetit të Kosovës, deputetë të Kuvendit, përfaqësues të shoqërisë civile dhe diplomatë të huaj të akredituar në Kosovë, si dhe anëtarët çek të misioneve ndërkomëtare në Kosovë.
Me këtë rast mbajtën fjalimet e tyre SH.T. Ambasadori i Republikës Çeke, z. Bohumil Mazanek, dhe SH.T. Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.