česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Dita e Europës- “Kohërat po ndryshojnë”

Foto-ekspozita e Oldřich Škácha, e titulluar “Kohërat po ndryshojnë”, më 9 maj 2016 , u hap në mënyrë ceremoniale në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së në Prishtinë, si pjesë e kremtimit të Ditës së Europës. Ekspozita u organizua nga Ambasada e Republikës së Çekisë  në bashkëpunim me Zyrën e BE-së, përkatësisht Zyrën e PSBE në Kosovë. Fotografitë në teknikën bardh e zi të cilat prezantojnë Vaclav Havel-in si një disident, si një president dhe si një qytetar, janë pjesë e një nisme “Havel@80” që është organizuar nga OJQ “Vaclav Havel Library”, OJQ “Art for Amnesty-Amnesty International” dhe “Vaclav Havel Library Foundation”. 
 

Në kontekstin e titullit të ekspozitës ambasadori Šilhavý në fjalën e tij hyrëse, po ashtu, theksoi  se secili nga ne veç e veç është përgjegjës për veprimet e veta. Trashëgimia e Václav Havel mund të jetë frymëzim për ne në përmbushjen  e jetërave tona dhe të besimeve e dinjitetit tonë. PSBE Samuel Žbogar duke iu drejtuar të pranishmëve theksoi rëndësinë e bashkimit dhe të stabilitetit të Europës, duke respektuar standardet demokratike. Në këtë kontekst, Žbogar përmendi madhështinë e trashëgimisë së Václav Havel-it dhe pashlyeshmërinë e kontributit në zgjërimin e vlerave demokratike, jo vetëm  në Europë por në tërë botën. Sipas Žbogar-it Kosova është anëtare e “Familjes” Europiane e dëshmuar me përparimin e Kosovës që nga viti 2008. Ministri Çollaku falenderoi vendet anëtare të BE-së të cilat përkrahën hapjen e derës për heqjen e vizave për Kosovën. Çollaku, po ashtu, deklaroi përcaktimin e Kosovës për të bërë përparim të mëtejm në drejtimin drejt integrimit Euro-Atlantik.

Këtu morën pjesë mysafirët më eminent përfshirë Presidentin Hashim Thaçi, ministrin e integrimeve europiane, Bekim Çollaku, ministrin e mjedisit dhe të planifikimit hapësinor, Ferid Agani, udhëheqësin e partisë opozitare - AAK, Ramush Haradinaj, ish-presidentin Fatmir Sejdiu, komandantin e Misionit të KFOR-it, gjeneral Guglielmo Luigi Miglietta, udhëheqësin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger, përfaqësuesit e jetës kulturore, disa udhëheqës të misioneve diplomatike në Kosovë dhe shumë të tjerë.

Menjëherë pas vizitës së fotografive të sapo-ekspozuara Presidenti Thaçi publikoi përshtypjen e tij, në Facebook, duke thënë se ai ishte i lumtur të jetë në ekspozitë në kremtimin e Ditës së Europës, dhe vlerësoi rolin edhe luftën kundër komunizmit të Václav Havel-it.

Si pjesë e ekspozitimit ishte edhe foto-aparati personal “Nikon F4” i Oldřich Škácha. Ekspozita është realizuar falë dhuruesit, kompanisë “Ekoinvest”. Ekspozita do të jetë e hapur, deri në fund të majit,  në Qendrën Informative e Kulturore të BE-së  në Prishtinë.

Galleries


Europe Day – The Times They Are A-Changin´