
Deklaratë e MPJ për statusin e Jerusalemit dhe të Tel Avivit
06.09.2016 / 12:27 | Aktualizováno: 16.09.2016 / 22:28
Duke iu referuar disa raporteve të medieve për statusin e Jerusalemit dhe Tel Avivit, Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, informon si në vijim:
Shteti i Izraelit ka shpallur për kryeqytet të vetin Jerusalemin. Statusi i Jerusalemit si kryeqytet i shtetit të Izraelit nuk është njohur ndërkombëtarisht. Mbështetur në Konkluzionet e Këshilli të Punëve të Jashtme, Republika e Çekisë bashkë me shtetet tjera anëtare të BE-së, e konsideron Jerusalemin si kryeqytetin e ardhshëm të të dy shteteve, do me thënë, të shtetit të Izraelit dhe të shtetit të ardhshëm të Palestinës. Tel Avivi tash është selia e shumicës së misioneve të jashtme diplomatike, përfshirë Ambasadën e Republikës së Çekisë.