Çmime për artistët e rinj kosovarë, pjesëmarrës të Konkursit Ndërkombëtar të Artit për Fëmijë Lidice 2023
22.02.2024 / 16:31 | Aktualizováno: 22.02.2024 / 16:38
Më 21 shkurt 2024, ambasadori çek në Kosovë, Bohumil Mazánek, ndau diploma nderi për dy Nxënës, respektivisht piktorë të rinj kosovarë për veprat e tyre artistike të përfshira në Konkursin e 51-të Ndërkombëtar të Artit për Fëmijë, Lidice 2023. 16,416 artistë të rinj nga 83 vende nga e gjithë bota morën pjesë në Konkursin e Artit Lidice 2023 ku juria ndau 1,354 çmime.
Ambasada e Çekisë në Prishtinë është krenare që edhe fëmijët kosovarë ishin të suksesshëm.
Autorët e pikturave të valltareve, Alina Bajrami dhe Orgesa Hasani, nga shkolla “Esat Berisha” në Llashticë të Kosovës, morën diploma nderi nga ambasadori në prani të prindërve, mësuesve dhe drejtorit të shkollës. Gjatë ceremonisë pati kohë edhe për një diskutim miqësor, për artin, arsimin dhe historinë mes të ftuarve dhe punonjësve të Ambasadës. Veprat e suksesshme të artit u ekspozuan në Galerinë Çeke në Lidice.
Pjesëmarrja, përfshirë edhe ndarjen e çmimeve të dy piktorëve kosovarë, dëshmon interesimin e vazhdueshëm të nxënësve kosovarë për shkëmbimet kulturore dhe artistike me Republikën Çeke. Në ceremoni, drejtori i shkollës, Nehat Shabani, shprehu krenarinë për suksesin e nxënësve të tij dhe u shpreh shumë i kënaqur me entuziazmin e tyre për veprimtari krijuese. Shkolla e tij do të vazhdojë të jetë e përfshirë në mënyrë aktive në konkurs edhe në vitet e ardhshme.