
Ceremonia e ndërrimit të komandës së KFOR-it
11.08.2015 / 16:33 | Aktualizováno: 11.08.2015 / 16:36
Më 7 gusht 2015, së shtabin e KFOR-it, u bë ndërrimi i komandës së KFOR-it nga gjenerali në shkuarje, Francesco Figliuolo, tek komandati i i ri, gjenerali Guglielmo Luigi Miglietta.
Në këtë ngjarje morën pjesë edhe kryetarja e Kosovës Atifete Jahjaga, kryeministri Isa Mustafa, komandanti i NATO-s JFC në Napoli, admirali Mark Ferguson III, udhëheqësi i Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes së Italisë, gjenerali Claudio Graziano, ambasdorët e vendeve të BE-së dhe atyre të NATO-s e personalitete të shoqërisë civile në Kosovë.
Përfaqësuesit kryesor të ceremonisë, në fjalimet e tyre, theksuan rëndësinë e pranisë së KFOR-it në Kosovë dhe rolin e tij në përforcimin e sigurisë në rajon.
Tash misioni i KFOR-it ka një personel prej rreth 4,500 truapve nga 31 vende, derisa Republika e Çekisë përfaqësohet nga një grup prej 9 ushtarëve. Po ashtu, eksperti civil çek mbanë detyrën e Zëvendëskëshilltarit Politik të Komandantit të KFOR-it.