česky  shqip  english 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Çekia, në Ukrainë, dërgon qindra sisteme të rënda ushtarake me vlerë dhjetëra miliardë, gjatë vitit të parë të pushtimit rus

Në vitin e parë të pushtimit rus të Ukrainës, Çekia i ka dorëzuar Ukrainës dhjetëra tanke, automjete luftarake dhe të blinduara dhe sisteme të tjera të rënda ushtarake. Përafërsisht një e treta e materialeve ishte nga ushtria çeke, pjesa tjetër u sigurua nga kompanitë çeke të mbrojtjes. Çmimi i tregut i stërvitjeve dhe pajisjeve të ofruara drejtpërdrejt në Ukrainë, nga Çekia, arrin në afro 10 miliardë kruna çeke (CZK). Një furnizim tjetër me vlerë 30 miliardë CZK u dërgua në Ukrainë në bazë të licencave të lëshuara për prodhuesit çekë të pajisjeve ushtarake dhe municionit. 1.5 miliardë CZK të tjera janë kontribut i drejtpërdrejt nga qytetarët çekë. Falë kësaj ndihme, Çekia ka marrë pajisje ushtarake dhe donacione financiare nga aleatët e saj, që përafërsisht korrespondojnë në vlerë me fondet e shpenzuara për të ndihmuar Ukrainën.

Në vitin e parë të pushtimit, Republika Çeke ka ndihmuar Ukrainën duke e furnizuar me pajisje ushtarake nga depotë e forcave të saj të armatosura, duke liruar fonde për blerjen e materialeve, pajisjeve të nevojshme dhe duke organizuar stërvitje ushtarake. Ndihma e tërësishme, sipas vlerës së tregut, arrin në rreth 10 miliardë CZK. Përveç kësaj, qytetarët me vet kontribut për ndihmë ushtarake për Ukrainën, mbledhur 1.55 miliardë CZK. Paratë e mbledhura u përdorën për blerjen, ndër të tjera, të raketave RM-70 Vampire, të famshmit “Tomas the tank” dhe të sistemeve kundërajrore dhe anti-drone Viktor.
“Ne, e dinim qartë që në momentin e parë – ndoshta falë përvojës sonë historike – se duhej të ngriheshim për Ukrainën. Dhe ne e bëmë atë – jo vetëm qeveria, por i gjithë vendi, dhe kjo më bën vërtet krenar. Ne, ishim vendi i parë që i dhamë municione Ukrainës, edhe para pushtimit rus, dhe ne kemi kërkuar mënyra për të ndihmuar shpejt dhe me efikasitet mbrojtësit e guximshëm të Ukrainës që nga ora e parë e fushatës agresive të Rusisë,” shpjegon kryeministri Petr Fiala.
Në të njëjtën kohë, kompanive çeke iu dhanë licenca për të eksportuar pajisje ushtarake me vlerë 68 miliardë CZK të tjera, gjatë vitit. Falë përpjekjeve çeke, në Ukrainë deri tash janë dorëzuar qindra sisteme të rënda ushtarake dhe më shumë se një milion raketa, granata antitank dhe municione të kalibrit të madh. Furnizimet e mëtejshme me vlerë dhjetëra miliarda do të vazhdojnë të rrjedhin në Ukrainë në muajt e ardhshëm falë kontratave të negociuara dhe donacioneve.
“Ne menjëherë filluam të pyesnim përfaqësuesit ukrainas për nevojat e ushtrisë së tyre dhe jam i kënaqur që arritëm t'i takojmë shpejt në një sërë fushash. Ne ishim vendi i parë që furnizuam Ukrainën me helikopterë, tanke, howitzers, raketahedhës dhe automjete luftarake të këmbësorisë. Dorëzimi i parë i pajisjeve të rënda në Ukrainë, i organizuar nga ne, mbërriti vetëm katërmbëdhjetë ditë pas pushtimit. Ne kemi udhëhequr me shembull, duke u treguar të tjerëve se ishte e mundur”, tha kryeministri Petr Fiala.
Çekia vendosi t'i dhurojë Ukrainës municion artilerie edhe para agresionit rus. Në vitin e parë të luftës, përmes bashkëpunimit të subjekteve shtetërore dhe tregtare, nga Çekia, përmes bashkëpunimit të shtetit dhe të subjekteve ekonomike, në Ukrainë u dorëzuan 89 tanke, 226 automjete luftarake dhe të blinduara dhe 38 howitzers. Rreth një e treta e kësaj pajisje erdhi nga depotë e ushtrisë çeke, duke përfshirë gjashtë sisteme anti-ajrore STRELA, katër helikopterë luftarakë dhe 900 metra struktura urë. Gjithashtu, industria çeke e mbrojtjes në koordinim me qeverinë çeke, në Ukrainë, dërgoi 33 raketahedhës të shumëfishtë. Për më tepër, Çekia organizoi më pas dërgimin e më shumë se një milion e gjysmë municionesh të kërkuara nga Ukraina, duke përfshirë më shumë se 60 mijë raketa.
“Aleatët dhe partnerët e huaj janë të vetëdijshëm për pozicionin tonë të qartë dhe gatishmërinë për të ndihmuar Ukrainën, gjë që na lejoi të merrnim kompensim adekuat për pajisjet e dhuruara në Ukrainë. SHBA na dha helikopterë Viper dhe Venom, Gjermania na dha tanke Leopard. Falë kësaj dhe mbështetjes financiare të aleatëve tanë, ne do të jemi në gjendje të modernizojmë ushtrinë tonë më shpejt, gjë që është edhe më e rëndësishme duke pasur parasysh situatën aktuale”, shpjegoi Fiala.
Përveç tetë helikopterëve, Çekia ka marrë ndihmë financiare edhe nga SHBA për blerjen e pajisjeve ushtarake për modernizimin e ushtrisë së saj në shumën prej gati 7 miliardë CZK. Ajo gjithashtu duhet të marrë të paktën 2 miliardë CZK të tjera nga fondet e BE-së për furnizimet e saj. Pas një takimi me kancelarin gjerman Olaf Scholz, kryeministri çek Petr Fiala njoftoi se Republika Çeke do të merrte 15 tanke Leopard nga Gjermania.
"Përveç kësaj, Çekia ka në mendje edhe mbështetjen e pasluftës për Ukrainën. Nëpërmjet Programit të Rindërtimit të Ukrainës, që qeveria çeke miratoi vitin e kaluar, ne do të angazhojmë kompanitë çeke, OJQ-të dhe sektorët publikë dhe akademikë në proceset e stabilizimit dhe rindërtimit në Ukrainë. Çdo vit, deri në vitin 2025, 500 milionë koruna çeke do t'i ndahen këtij programi, të financuara nga programet e BE-së dhe donatorë të tjerë të mëdhenj", tha ministri çek i Punëve të Jashtme Lipavský.