
BE-ja mbështet trashëgiminë kulturore në Kosovë
24.05.2017 / 18:51 | Aktualizováno: 24.05.2017 / 18:39
Më 23 maj 2017, udhëheqësit e misioneve diplomatike të vendeve të BE-së, në Kosovë, të shoqëruar nga përfaqësuesit e shoqërisë civile vizituan qendrën historike të Prizrenit. Qëllimi kryesor i kësaj ngjarje ishte që të ndërrohet ndikimi dhe qëndrimi e sjellja e qytetarëve edhe e autoriteteve ndaj rëndësisë të ruajtjes së karakterit të qendrës historike të Prizrenit.
Ecja e ambasadorëve përmes qendrës së Prizrenit, që njëkohësisht është edhe kryeqyteti kulturor i Kosovës, u përcoll me një deklaratë për medie tek kinemaja “Lumbardhi”, të cilën e prezantoi PSBE, Nataliya Apostolova, e cila tha: ”Duke ardhur këtu me një prani kaq të madhe, duke investuar rreth 10 milionë euro në ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Prizrenit, BE-ja ka demonstruar përkushtimin e vet të vendosur në çështjen e ruajtjes kulturore dhe të identitetit të Prizrenit”.
Një bisedim me përfaqësuesit e shoqërisë civile në restorantin “Te Marashi”, përfundoi vizita e suksesshme e ambasadorëve të BE-së në Prizren.