
Bashkëpunimi në mes të shkollave të Çekisë dhe atyre të Kosovës
24.11.2016 / 09:08 | Aktualizováno: 24.11.2016 / 09:10
Të hënën, më 21 nëntor 2016, ambasadori i Çekisë Ivo Šilhavý vizitoi shkollën fillore “Liria”, në Pogragjë të Gjilanit, e cila bashkëpunon në një projekt afatgjatë me shkollën fillore partnere “Chvaleticka”, nga Praga. Mysafiri i nderuar ambasadori i parë i Kosovës në Pragë që nga pavarësia e Kosovës më 2008, z. Hilmi Zogjani u prezantua nga ambasadori Šilhavý. Nën kujdesin e Ambasadës së Çekisë z. Zogjani, me nxënësit e kësaj shkolle fillore, ndau përvojat e tij nga koha kur ai qëndroi në Republikën e Çekisë.
Më 18 prill 2016 drejtori i shkollës fillore “Chvaletická” nga Praga 9, Josef Knepr, në Pogragjë nënshkroi Memorandumin e Bashkëpunimit dypalësh me drejtorin e shkollës fillore “Liria” të Pogragjës së Gjilanit, Hajrush Limoni.
Qëllimi kryesor i bashkëpunimit është përmirësimi i dijes së nxënësve të të dy shkollave në kontekstin europian, atë global dhe të informojë ata për dallimet kulturore. Bashkëpunimi është përmbushur me kornizën e një projekti afatgjatë. Pjesë e projektit është prezantimi i përbashkët në faqen e internetit të shkollës “Chvaletická”.