
Ambasadori i Çekisë u prit nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës
09.11.2023 / 13:49 | Aktualizováno: 10.11.2023 / 13:53
Ambasadori Bohumil Mazanek, më 7 nëntor 2023, me rastin e fillimit të misionit të tij diplomatik u prit nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca .
Kryetari i uroi mirëseardhjen ambasadorit në Kosovë. Ai, në fillimit e vlersoi Çekinë për mbështetjen që i jep Kosovës, konfirmoi se Çekia është një nga vendet më të afërta me Kosovën – ku përmendi kohën e kryesimit të Këshillit të Bashkimit Evropian, per kontributin e dhënë për liberalizimin e vizave, nga 1 janari 2024, dhe dorëzimin e kërkesës së Kosovës për antarësim në BE. Të dyja palët konfirmuan marrëdhëniet e mira dypalëshe, gjë që ndër të tjera është reflektuar edhe në emërimi i fundit i ambasadorëve rezidentë në Prishtinë, përkatësisht në Pragë.Po ashtu, u përmend interesi për thellimin e bashkëpunimit parlamentar si të komisioneve për punë të jashtme dhe ndërmjet kryetarëve të parlamenteve të dy vendeve.