
Photo: ZU Pristina
Ambasadori i Çekisë nderoi ushtarët e rënë çek
25.09.2017 / 14:29 | Aktualizováno: 25.09.2017 / 14:34
Më 14 shtator 2017, në afërsi të ish-bazës ushtarake çeke në Shajkofc ambasadori i Çekisë, Ivo Šilhavý, dhe anëtarët e kontingjentit çek të KFOR-it nderuan ushtarët e rënë çek pranë memorialit të tyre. Ceremonia e nderimit përkujtues u bë me vënien e kurorave me lule dhe një minutë heshtje.
Anëtarët e batalionit të parë Çekosllovak të KFOR-it, rreshteri z. Luděk Severa dhe rreshteri i lartë z. Vlastislav Hendrich para 15 vjetësh vdiqën në incidentin e transportuesit të blinduar OT-64.