
Ambasadori çek Bohumil Mazanek organizoi një mëngjes simbolik për të drejtat e njeriut
13.12.2024 / 10:16 | Aktualizováno: 13.12.2024 / 10:27
Ambasadori çek, më 12 dhjetor 2024, organizoi një mëngjes simbolik për të drejtat e njeriut me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.
Pjesëmarrësit e mëngjesit të të drejtave të njeriu, të njohur në Çeki si “Mëngjesi Mitterand” kryesisht u
fokusuan në çështjet e promovimit të të drejtave të njeriut dhe dialogut ndërmjet shqiptarëve dhe
serbëve në veri të vendit.
Pjesëmarrësit u pajtuan se promovimi ose mbrojtja e të drejtave të njeriut mbetet një fushë e
rëndësishme e jetës në Kosovë, dhe se ka nevojë për komunikim më të mirë dhe më efektiv të çështjeve
e të drejtave dhe lirive të njeriut. Në mëngjes morën pjesë përfaqësues të OJQ – “Fondacioni Jahjaga”
dhe ata të “People in Need”, dega në Kosovë.