Ambasada Çeke në Prishtinë mbështeti fushatën "Ndalo Dhunën ndaj Grave dhe Vajzave"
25.11.2025 / 11:24 | Aktualizováno: 25.11.2025 / 11:35
Ambasadori i Republikës Çeke, B. Mazánek, së bashku me gjithë stafin e Ambasadës Çeke në Prishtinë, morën pjesë më 24 nëntor 2025 në fushatën ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara "Bëje Botën Portokalli – 16 Ditë Aktivizmi kundër Dhunës me bazë Gjinore", e cila simbolizohet me ngjyrën portokalli.
Kampanja përfundon më 10 dhjetor 2025 – "Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut". Dhuna ndaj grave dhe vajzave mbetet shkelja më e përhapur dhe më e madhe e të drejtave të njeriut në botë.
Mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe liritë themelore, përfshirë të drejtat e grave dhe vajzave, vazhdon të jetë një prej objektivave kryesore të politikës së jashtme të Republikës Çeke.
