
Autobusët çek në Prishtinë
09.09.2016 / 09:59 | Aktualizováno: 08.11.2017 / 17:03
Kompania çeke “Iveco Czech Republic, a.s.” dhe kryetari i Prishtinës, z. Shpend Ahmeti kanë nënshkruar një kontratë për ofrimin e 20 autobusëve me prejardhje çeke në vlerë prej 5.9 milion euro. Projekti u financua përmes kredisë së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Kontrata, e nënshkruar më 7 shtator 2016, në mes të kompanisë çeke “Iveco Czech Republic, a. s.” dhe kryetarit të Prishtinës z. Shpend Ahmeti për ofrimin e 30 autobusëve me prejardhje çeke ka vlerën e 5.9 milion euro. Pos kësaj, sipas kontratës, ekziston mundësia edhe për 21 autobusë të tjerë. Kompania çeke doli e suksesshme në tenderin ndërkombëtar duke lënë pas vedi kompanitë nga Kina dhe nga India. Iveco po ashtu do të ofrojë mësime për shoferët dhe për mirëmbajtësit e të gjithë autobusëve.
“Ne jemi të sigurtë se ky bashkëpunim do të hap dyert edhe për bashkëpunime të tjera në të ardhmen”, tha menaxheri i tregut për Ballkan, z. Jiří Škeřík, në konferencën për medie me rastin e nënshkrimit të kontratës.
“Ky projekt radikalisht do të përmirësojë gjendjen në trafik”, tha z. Shpend Ahmeti, kryetari i Prishtinës në konferencën për medie.
Transporti publik në Prishtinë, si dhe në tërë Kosovën, ofron mundësi të mëdha për ngritjen e tij dhe ky sukses i kompanive çeke mund të konsiderohet si hapi i parë drejtë zhvillimit të tij.