
Vizitë Panairit të Tregëtisë në Budvë
08.10.2015 / 13:32 | Aktualizováno: 08.10.2015 / 13:34
Më 25 shtator 2015 ambasadori çek në Kosovë, Ivo Šilhavý, vizitoi pavionin e energjisë, inxhinierisë civile dhe sistemit për funizim me ujë në Panairin Ndërkombëtarë Budva 2015, në Mal të Zi. Kompanitë çeke, në këtë Panair, prezantuan teknologjitë, trendet e zhvillimit dhe prodhimet çeke të ekspozuara në një aranzhman impresiv dhe të bukur. Sektorët e përqëndruar të Panairit nga Republika e Çekisë, po ashtu janë të mundshëm edhe për zhvillimin dinamik të Kosovës. Me këtë rast, ambasadori Šilhavý u takua me organizatorët e ekspoztës së Çekisë Kateřina Hainzová, nga kompania INTEGRA, me menaxherin e Panairit, Marek Jentschke, nga CzechTrade, me Izudin Gušmirovič dhe Fjola Dacič, nga CzechTrade, në Podgoricë. Ai, këmbeu përvojën me përfaqësuesit e kompanive çeke të cilat, po ashtu, udhëheqin bizneset e tyre në Ballkanin Perëndimor.
Synimi kryesor i vizitës së Ambasadorit ishte arritja e marrëveshjes për bashkëpunim, me partnerët çek, në përgatitjen e një seminari për ndërmarrësit çek të përqëndruar në mundësitë e investimeve dhe eksporteve në Kosovë. Ky seminar është duke u përgatitur nga Ambasada e Çekisë në Kosovës dhe Departamenti i Diplomacisë Ekonomike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Çekisë, që do të mbahet më 2 nëntor 2015, në Pragë.