
Takimi me CEO të “Ekoinvest”-it
03.05.2019 / 14:57 | Aktualizováno: 27.05.2019 / 15:40
Më 30 prill 2019, udhëheqësi i Ambasadës së Republikës së Çekisë, Pavel Bílek, u takua me CEO e “Ekoinvest”-it, Bari Asllani.
“Ekoinvest” është njëra nga kompanitë udhëheqëse në energji dhe në fushën inxhinierike në Kosovë. Në të kaluarën, “Ekoinvest”- i ishte partner i kompanive çeke në pjesëmarrjen e tyre, të suksesshme, në rindërtimin e termo-elektranës së vjetruar me qymyr, në Kosovë.
CEO B. Shabani falënderoi Ambasadën e Republikës së Çekisë për përkrahjen e saj, në bashkëpunimin ekonomik, dhe në të njëjtën kohë, e informoi për synimet e bashkëpunimit të mëtejmë me kompanitë çeke.