česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Archiv EKOINVEST
Article notification Print Decrease font size Increase font size Facebook logo LinkedIn logo

“REKO PRAHA” ka përfunduar rindërtimin e kullës ftohëse në “Kosova A”

Më 29 tetor 2018, kompania aksionare çeke “REKO PRAGUE” nga testet e verifikimit të kalimit doli se ka përfunduar  me sukses rindërtimin e kullës ftohëse të termo-elektranës “Kosova A”. Termo-elektrana është në Obiliq, një vendbanim në afërsi të kryeqytetit Prishtina. Rindërtimi ka filluar në maj 2018.
 

Kompania çeke “REKO PRAHA”, më 2016, mori pjesë në tenderin  për modernizimin e kullës ftohëse së bashku me kompaninë kosovare “Eko Invest”. Qëllimi i rindërtimit, ishte ngritja e efikasitetit të ftohjes që do të rris energjinë e termo-elektranës. Ambasada e Çekisë ka marrë pjesë aktive në gjetjen e kompanive çeke dhe themelimit të bashkëpunimit me partnerin e Kosovës.   

Coolingtower

Coolingtower

Marrëveshja në mes të Korporatës Energjetike të Kosovës J.s.c (KEK) dhe “Eko Invest”-it për modernizimin e kullës ftohëse është nënshkruar në maj të vitit 2017. Hartimi i projektit dhe sigurimi i furnizimit me disa komponentë teknik ka filluar pas nënshkrimit të kontratës. KEK-u, si operator i termo-elektranës “Kosova A”, ka vendosur të rris efektshmërinë e dy njësive të mbetura dhe të zgjas jetën e termo-elektranës duke rindërtuar një pjesë teknologjike për kullën ftohëse. Teknologjia e vjetërsuar ftohëse është ndërruar me një teknologji të re. Rindërtimi kryesor është bërë me instalimin e motorëve me shpejtësi të ngadalshme me origjinë nga Çekia, ventilatorë për makina, të cilat nuk kërkojnë përdorimin e kutisë së shpejtësisë.  

Coolingtower

Coolingtower

Përfaqësuesit e “REKO PRAHA” vlerësojnë bashkëpunimin e mirë me Ambasadën e Republikës së Çekisë, në Prishtinë, e cila vuri kontaktet e para në mes të kompanive çeke dhe atyre kosovare. Ambasada çeke po ashtu bashkëpunoi në mënyrë aktive në lidhjen e suksesshme të kontratës.