
Pjesëmarrja çeke në Panairin Ndërkombëtar “EXPOKOS 2016”
24.03.2016 / 13:09 | Aktualizováno: 24.03.2016 / 13:13
Panairi Ndërkombëtar “Expokos 2016”, për herë të parë do të mbahet në Prishtinë, nga 25 deri më 27 maj. Panairi i sivjetmë, kryesisht, do të përqëndrohet në sektorin e energjisë dhe të minierave, në ndërtimtari, në teknologjitë e reja dhe në patundshmërinë. Ambasada e Çekisë në Prishtinë po përgatit pjesëmarrjen e kompanive çeke në një ekspozitë të përbashkët në kuadër të projekteve të diplomacisë ekonomike, që financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Industrisë dhe Tregtisë së Republikës së Çekisë.
Panairi “Expokos” tradicionalisht është ngjarja më e madhe e panaireve në Kosovë që gjithashtu është edhe njëra nga ngjarjet e këtilla më të mëdha të në Ballkanin Perëndimor. “Expokos” është një platformë e rëndësishme komunikimi dhe informimi duke u ofruar kompanive expozuese mundësinë e krjimit profesional të konatakteve dhe mundësinë e prezantimit të prodhimeve të tyre publikut.
Hapësira e ekpozimit është 20,000 metra katror ku në vitin 2015 ishin: 273 ekspozues, ekspozitat u përcollën nga më shumë së 30,000 vizitor nga Kosova, vendet e Ballaknit Perëndimor dhe nga vendet e BE-së.
Në Kosovë janë në zhvillim e sipër një numër i projekteve gjithëpërfshirëse që do të prezantohen në Panair.Për shembull, projekti i termoelektranës së re është njëri nga projektet më të mëdha në Republikën e Kosovës, të realizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, si një investim më i madh i huaj prej 1 miliardë euro. Kontrata detyruese për terrmoelektranën e e re me thëngjill prej 500 MW është nënshkruar nga Ministria dhe kompania investuese në fund të vitit 2015.
Pjesëmarrja e parë e Çekisë në panairin “Expokos” ngjau më 2012. Atë botë u prezantuan, në një ekspozim të përbashkët, 9 kompani çeke nga sektori i energjisë, minierave dhe ndërtimtarisë.
Republika e Çekisë, pas katër viteve, kthehet në “Expokos”. Pjesëmarrja e sivjetme u zhvillua nga një analizë e mundësive eksportuese për kompanitë çeke në Kosovë dhe interesi specifik i disa kompanive çeke për t’u futur në tregun e Kosovës. Dy seminare, për investimet dhe mundësitë eksportuese në Kosovë, u mbajtën në nëntorin e vitit 2014 dhe 2015 në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në Pragë, me ekspertët udhëheqës nga Kosova që ishin kontribut i rëndësishëm për përgatitjen e pjesëmarrjes çeke në “Expokos 2016”.
Sivjet, pjesëmarrja çeke do të përqëndrohet në teknologjinë e trajtimit të ujërave të zeza, përdorimi i energjisë diellore dhe burimeve të tjera të energjisë, si dhe përqëdrimit në energjinë me thëngjill edhe në sektorin e minierave.
Për më shumë informata për Panairin Ndërkombëtar “Expokos 2016” mund të shihni broshurën e ngjitur. Diplomati për ekonomi Vítězslav Pur (e-mail: vitezslav_pur@mzv.cz, tel. +381/38246676) po ashtu, do t’iu informojë për mundësitë e pjesëmarrjes në Panair në kontekstin e qëndrimit të përbashkët nën patronazhin e MPJ dhe MIT (Republika e Çekisë).
Interesimi juaj për pjesëmarrjen në panairin “Expokos 2016” në kuadër të qëndrimit të përbashkët pritet më 11 prill 2016. Ne presim me padurim pjesëmarrjen tuaj.