
Misioni i kompanive minerare çeke në Kosovë
26.09.2023 / 15:57 | Aktualizováno: 26.09.2023 / 16:03
Ambasada e Republikës Çeke në Prishtinë ka përgatitur një mision biznesi të kompanive çeke nga sektori i minierave në Kosovë. Misioni u zhvillua në datat 20 - 22 shtator 2023 me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Çeke dhe Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë së Republikës Çeke. Qëllimi kryesor i projektit ishte t'u mundësonte kompanive çeke të eksportit që t'i prezantojnë shërbimet, teknologjitë dhe prodhimet e tyre në minierat e Kosovës dhe Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).
Nga pala çeke, në mision morën pjesë menaxherët e Báňské projekty Ostrava, ENELEX, NOEN, CDT dhe TATRA TRUCKS. Delegacioni çek ka takuar Presidentin dhe Kryesuesin e Bordit të Drejtorëve të KEK-ut, drejtorët teknik të KEK-ut dhe menaxhmentet e minierave OBILIC dhe TREPCA. Gjatë takimeve u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen në fushën e industrisë minerare. Misioni u mbështet nga Komisioni i Përbashkët i Tregtisë Çeke-Kosovë, i cili u zhvillua në Prishtinë në të njëjtën datë me misionin e biznesit. Udhëtimi i punës i kompanive çeke në Kosovë rriti ndërgjegjësimin për cilësinë e shkëlqyer të teknologjive minerare çeke si dhe interesimin e të dyja palëve për bashkëpunim në të ardhmen.