
Kryeministri Mustafa në takimin me udhëheqësit e misioneve të BE-së
22.09.2015 / 13:39 | Aktualizováno: 22.09.2015 / 13:44
Më 10 shtator 2105 kryeministri i Republikës së Kosvoës, Isa Mustafa, në takimin me udhëheqësit e misioneve të BE-së prezantoi zhvillimet më të reja në Kosovë. Temat kryesore ishin themelimi i Gjykatës Speciale, takimi i fundit i dialogut Prishtinë-Beograd dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës.
Kryeministri deklaroi se Kosova më 2015 po përjeton një zhvillim pozitiv të qartë ekonomik. Ligjet për mbrojtjen dhe mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme janë adoptuar, janë ngrit investimet e jashtme dhe krahasuar me vitin e shkuar janë regjistruar më shumë investor të huaj. Qeveria ka arrit marrëveshje me FMN, BERZH dhe BIE për investimet e mëtejme në Kosovë. Po ashtu, me këtë rast u tha, se janë përmirësuar masat e sigurisë në sistemin bankar.