
Investitori gjigand çek, “Rockaway Capital”, dukshëm ka rritur investimet e tij në “Gjirafa”
27.03.2019 / 17:01 | Aktualizováno: 27.03.2019 / 17:27
Më 25 mars 2019 investitori gjigand çek “Rockaway Capital” deklaroi se e ka kompletuar me sukses raundin e radhës të investimeve me rreth $7 milionëve në “Gjirafa” – një teknologji e veçantë në Kosovë, me rritën më të shpejt në Ballkan.
Pronari dhe udhëheqësi ekzekutiv i “Gjirafa”-s, Mërgim Cahani dhe ekipi i tij edhe një here ka riafirmuar sigurinë e investitorit çek “Rockaway Capital” dhe mbërriu me sukses të ndërtojë një qendër për inovacion për tërë rajonin. Fal përvojës së tij pozitive, investitori çek “Rockaway Capital” është i gatshëm të vazhdojë të krijoj ekonomi digjitale në rajon dhe po ashtu të kërkojë mundësi të mëtejme investimi, ku do të mund të vlerësonte përvojën me digjitalizimin e industrisë tradicionale. Investimi po ashtu është publikuar edhe në faqen e internetit techcrunch.com dhe në mediet e Kosovës.