česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size Facebook logo LinkedIn logo

Interesimi për prodhimet çeke në Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar „Prishtina 2017“

Në Prishtinë, nga 19 deri më 22 prill 2017, u mbajt Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2017”. Struktura e prodhimeve të ekspozuara u dominua nga prodhimet teknologjike të importuara ndaj prodhimeve të vendit. Mungesa e prodhimeve vendëse krijoi një hapësirë për hyrjen e kompanive çeke në tregun e Kosovës.
 

Në Panairin e sivjetmë morën pjesë më shumë se 135 kompani kryesisht kosovare, të një spektri të gjerë të bizneseve ushqimore, të fermave bujqësore familjare ku më së shumti u prezantuan kompanitë ndërtimore (nga ndërtimet industriale deri tek shtëpitë familjare). Po ashtu u prezantuan kompanitë me teknologjitë e tyre solare, të nxehjes dhe klimatizimit. Përskaj prodhimeve ushqimore vendëse ekspozimet tjera më së shumti ishin nga kompanitë e huaja ose ato të prodhuara në Kosovë sipas licencave të huaja.

Kompanitë çeke po punojnë relativisht mirë në Kosovë. Tregu i Kosovës në veçanti është premtues për bizneset e vogla dhe të mesme. Kompanitë çeke, bashkë me veturat dhe autobusët, me sukses kanë eksportuar kryesisht prodhime ndërtimore nga plastika, prodhimet për ndërtimin e mobilierisë dhe të makinave të përpunimit të ushqimit. Në tri vitet e shkuara eksportet e Çekisë në Kosovë janë rritur rregullisht, për secilin vit, nga afro 10 % ku në vitin 2016 u rrit në 12.6%.  

Një mundësi interesante për kompanitë çeke mund të jetë oferta, për ta, nga importuesit kosovar të prodhimeve të përqendruara në nxehje dhe në klimatizim. Kompania “Eng House” është e interesuar që të importojë nga Çekia këmbyesit e nxehjes (bojlerët), bojlerët që nxehen me vajra, thëngjill, pelet dhe prodhimet e teknologjisë solare.

Galleries


International General Fair 2017