česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Al-Tec
Article notification Print Decrease font size Increase font size

FABRIKA PËR RICIKLIMIN E NËNPRODUKTEVE SHTAZORE DHE PRODHIMIN ORGANIK TË USHQIMIT PËR QEN DHE MACE

Në nëtor të vitit 2018, kompania “Al-Tek” përfitoj një grant nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e Republikës së Çekisë, e mbështetur nga programi “Aid for Trade” (Programi “Ndihmë për tregti”). Me këtë Program u dhuruan pajisje laboratorike dhe makina për prodhimin e shisheve HDPE. Këto pajisje ndikuan në modernizimin e Fabrikës dhe mundësuan punësimin e 10 punëtorëve të rinj: Teknik i laboratorit dhe kimistë, teknik i makinerive prodhuese, punëtorë për paketim dhe të tjerë.

 

Fabrika

Fabrika

Tash, kompania ka të punësuar 17 punëtorë, duke përfshirë udhëheqësit. Me ndihmen e këtij granti do të ngritet numri i punëtorëve në 27 veta.

Me pajisjet e dhuruara mund të rritet cilësia dhe kapacitetet e prodhimit.

Dhurimi i këtyre paisjeve ndikon:

  • Ekonomikisht – kthen produktet e rrezikshme në prodhime fitimprurëse;

  • Në mbrojtjen e ambientitdhe shëndetit publiknga mbetjet shtazore ;

  • Shmang shkatrrimin mjedisor;

  • Në tregun e Kosovës përmes krijimit të punësimit; dhe

  • Përmirëson prodhimet, zhvilimet dhe shërbimet e tashme.

Fabrika

Fabrika

Kjo Fabrikë ka për qëllim të ngris cilësinë dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese që po arrihet falë këtij granti, të Programit, nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e Republikës së Çekisë.

Fabrika

Fabrika

“Al-Tec” falenderon Kompaninë “IRCON” s.ro., nga Praga, për përkushtimin dhe profesionalizmin gjatë aftësimit të punëtorëve, për punë në laboratorin e analizave të ushqimit dhe mirëmbajtjen e manipulimin me pajisjet e prodhimit.

Fabrika

Fabrika

 “Al-Tec” veçanërisht falënderon Ambasadën e Republikës së Çekisë, në Prishtinë, e cila e mbështeti fuqishëm këtë projekt dhe përkrahjen e vazhdueshme në ruajtjen e mjedisit anemban Kosovës.

Fabrika

Fabrika

Author: Al-Tec and Embassy of the Czech Republic in Pristina